Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Numan Baliq.
“Me datë 12.08.2020, në Spitalin Përgjithshëm në Pejë, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor duke keqpërdor gjendjen shëndetësore të viktimës e cyt të njëjtën që ta prekë me qëllim seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë që natën kritike e dëmtuara duke qenë nënë dhe shoqëruese e foshnjës së hospitalizuar, aty vjen i pandehuri në cilësi të mjekut kujdestar dhe e fton të dëmtuarën që të shkojë në zyrën e kujdestarisë për t’u konsultuar, e dëmtuara shkon pas tij dhe sapo afrohet tek dera e zyrës së kujdestarisë, i pandehuri e mbyll derën e zyrës, i afrohet dhe e prekë pa pëlqimin e saj por që viktima arrin të largohet dhe të kërkojë ndihmë”, thuhet në kumtesë.
“Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sulm seksual”.