Një muaj paraburgim për Murat Jasharin dhe Avni Llumnicën

Prishtinë | 14 Mar 2017 | 18:26 | Nga

Një muaj paraburgim është masa e caktuar nga Gjykata ndaj të dyshuarve Murat Jashari dhe Avni Llumnica, si dhe arrest shtëpiak për të dyshuarin e tretë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve për tentim vrasjen ndaj avokatit Azem Vllasi.

Ndërsa, për të dyshuarin e tretë, Arsim Ibrahimi, Gjykata caktoi masën e arrestit shtëpiak.

Në këtë mënyrë, Gjykata miratoi kërkesën e prokurorit të Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, për caktimin e masës së paraburgimit.

Lajmin e konfirmuan pas përfundimit të seancës avokatët Emrush Kastrati, mbrojtës i të dyshuarit Murat Jashari dhe Naim Rudari, avokat i Avni Llumnicës.

Avokati Azem Vllasi u plagos me armë zjarri dje në mëngjes te banesa e tij në rr. “Hajdar Dushi”, në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme