Gjykata Themelore në Ferizaj të premten ka caktuar një muaj paraburgim për të pandehurin E.V., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “fajde”.
Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri nga muaji dhjetor i vitit 2023 në Fushë-Kosovë ka ndihmuar të pandehurin Sh.V., në kryerjen e veprës penale të fajdesë.
“Në atë mënyrë që me kërkesën e të pandehurit Sh. Në fillim të çdo muaji ka shkuar te objekti ndërtimor afarist në Fushë Kosovë i cili është pronë e të pandehurit Xh. Sh., dhe është prezantuar me emër V.V., kurse prej qiramarrësve të lokaleve afariste ka marrë qiratë për të pandehurin Sh.V. dhe atë F.H. në shumë prej 300 euro në muaj, S.K. në shumë prej 2.000 euro, J.Sh., në shumë prej 450 euro në muaj, B.M. në shumë prej 250 euro në muaj, A.G., në shumë prej 600 euro në muaj dhe S.K. në shumë prej 250 euro në muaj, duke përfituar dobi pasurore në shumë rreth 40.000 euro”, thuhet në njoftim.