Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vjedhjen e 1.500 eurove në një pompë derivatesh në Suharekë

Prishtinë | 21 Mar 2021 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh, ndaj të pandehurit A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: grabitja.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit A.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

“I pandehuri A.K., me datë 3 mars, në orët e hershme të mëngjesit në pompën e derivateve në Suharekë, i pandehuri bashkë me një person tjetër (S.H., që gjendet në masën e paraburgimit), me kanosje e përvetësojnë në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të personit tjetër, në atë mënyrë që të pandehurit vendosin maskat anti – covid të veshur me xhaketa dhe kapuç ngjyrë të zezë, i afrohen viktimës, dhe i drejtohen me fjalët ‘’ mos lëviz vetëm na jep para”, viktima nga frika fillimisht i ngrit duart lart dhe jep para në vlerë prej 1.500 (një mijë e pesëqind) euro, dhe të pandehurit largohen në këmbë me shpejtësi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme