Është ora 23:00 e natës, shoferi bën përgatitjet e fundit për tu nisur drejt Sarandës, deri sa konduktori sigurohet se të gjithë udhëtaret që kanë rezervuar biletat gjenden brenda autobusit të kompanisë numër një në vend “Sharr Travel”.
Thuajse të gjitha herët para nisjeve edhe drejtori i kompanisë, Ruzhdi Kurtishaj, përmes mikrofonit falënderon udhëtaret për besimin që e kanë ndaj kompanisë së tij dhe i uron ata për rrugë të mbarë.
Ai gjithashtu klientëve të tij besnik iu tregon edhe për itinerarin e autobusit, si dhe ndalesave që bëjnë gjatë rrugës.
“Rruga e mbarë” është fjala e tij e fundit. Ai del nga autobusi i cili merr rrugën drejt Sarandës dhe vazhdon në autobusin tjetër që merr rrugën drejt Ulqinit.
Jo rrallë në të gjitha peronat gjenden autobusët e kompanisë “Sharr Travel” që të krijon përshtypjen se nuk behët fjalë për stacion të autobusëve, por për bazë të kompanisë.
Si gjithmonë autobusët e kompanisë “Sharr Travel” janë të mbushur plot, deri sa në anën tjetër autobusët e kompanive të tjera në të shumën e rasteve janë nën gjysmën, por nuk mungojnë rastet kur në ta gjenden vetëm pesë udhëtarë.
Autobusi merr rrugën drejtë Sarandës deri sa drejtori kompanisë vazhdon rrugën për në shtëpi, i duhet pakë kohë për pushim pasi që në orën 6 të mëngjesit ai është serish në stacion për të përcjell udhëtaret dhe flotën e autobusëve drejtë Shqipërisë.
Zhvillimin e turizmit shqipfolës, pra në dy shtetet shqiptare Kosovës dhe Shqipërisë ai e ka në zemër, nga shpirti promovon plazhet magjepse që ka Shqipëria, pra është e rrallë ndoshta dhe e vetme që ka këtë mision.
E për punën që bën tashmë ka marrë edhe një epitet “ambasador i promovimit të turizmit shqipfolës”.
E kompani tjera vazhdojnë të bëjnë biznes, madje shumë prej tyre barten edhe serbet e Kosovës për të marrë pjesë ne takimin me presidentin e Serbisë. Për para shkelen mbi gjithçka, madje edhe mbi gjakun e dëshmoreve dhe martireve të vendit.
Kurtishaj, e disa kompani jo shumë në numër refuzuan që autobusët e tyre të bartnin serbet për të marrë pjesë në takimin me presidentin e Serbisë në Beograd. Pra, bojkotuan parat dhe ruajtën nderin.
“Autobusët e mi bartën bashkatdhetarët për të marrë pjesë në protestën që u mbajte në Hagë në shenjë përkrahje për ish krerët e UÇK-së që po gjykohen atje, por në asnjë formë autobusët e mi nuk mund të bartin serbet për të marrë pjesë në takimin me presidentin e Serbisë”, kështu kishte thënë Kurtishaj, pronar i kompanisë më të madhe me flotën me moderne të autobusëve në Republikën e Kosovës.
Shoferi vazhdon rrugën, disa nga udhëtaret i zën gjumi nga rehatia që ofron autobusi, e disa të tjerë vazhdojnë të bisedojnë mes veti, apo edhe të dëgjojnë tinguj e muzikës.
Kur vjen koha për të pushuar konduktori ofron kafe, ëmbëlsia e ujë për udhëtar, të gjitha këto janë pa pagesë, pra ofrohen falas nga kompania.
Në një pompë të derivateve afër kthesës për në Durrës dhe Shëngjin janë disa autobus të kompanive tjera që bashkojnë udhëtaret për të vazhduar, disa drejt Sarandës e disa të tjerë drejt Ulqinit.
Janë thuajse të vetëm autobusët e kompanisë “Sharr Travel” që vazhdojnë rrugën direkt, pasi që në start janë të mbushur plotë më udhëtar besnik nga të gjitha qytetet e Kosovës.
Udhëtaret i besojnë kompanisë për shkak të korrektësisë, cilësisë dhe komoditetit që ofron për ta.
Është shumë më rëndësi se kjo kompani përfaqëson resortet më të mira në bregdetin shqiptar nga Velipoja e deri në Sarandë.
Shoferi më tutje vazhdon rrugën për në Sarandë, e stafi i kompanisë që vazhdon punën në zyrë, në vazhdimësi informon familjaret rreth lëvizjes së autobusit duke publikuar në vazhdimësi fotografi e video nëpër rrjete sociale.
Këtë shpesh e bën edhe vetë drejtori Kurtishaj i cili më vazhdimësi ndjek linjat që po bartin udhëtaret për në Sarandë, Vlorë, Durrës, Shengjin, Velipojë e Ulqin, Zvicër… etj.
Në orët e mëngjesi autobusi mbërrin më plotë udhëtar në qytetin e bukur të Sarandës. Stafi i kompanisë nis shpërndarjen e klientëve nëpër hotelet që ata kanë rezervuar në kompani, pa dyshim se janë më të mirat që gjenden në ketë qytet bregdetar.
Misioni i pronarit të kompanisë vazhdon edhe më tutje. Ai në të shumtën e rasteve viziton klientët e tij nëpër hotelet ku ata janë vendosur.
“Si kaluar për rrugë, si iu priten në hotel, si është ushqimi” është njëra prej pyetjeve më të shpeshta që Kurtishaj ua bën klientëve të tij.
“Shumë më mirë se që kemi menduar”, ishte përgjigja e një klienti.
Vizita e dhomave, plazhit, e sidomos ushqimit edhe më tutje është pjesë e punës që Kurtishaj e bën në vazhdimësi. Ai ndihet rehat kur klientët janë të kënaqur, e jo është e zakonshme në kompaninë që ai drejton.