Një ndërtesë pranë Parkut të Qytetit përfshihet nga zjarri, s’ka të lënduar

Prishtinë | 16 Kor 2025 | 22:16 | Nga Ekonomia Online

Një ndërtesë në rrugën “Isa Kastrati” pranë Parkut të Qytetit, në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar që një ndërtesë në Prishtinë pranë Parkut të Qytetit është përfshirë nga zjarri.

Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës i tha Expressit se nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikësit janë duke u marrë me këtë rast.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në afërsi të Parkut të qytetit në Prishtinë.  Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin.  Bazuar në të dhënat nga terreni nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme