Ministri i Shëndetësisë së Rusisë, Mikhail Murashko, ka bërë të ditur se çdo i shtati vullnetarë që ka marrë vaksinën për COVID-19, Sputnik V, po zhvillon efekte anësore, raporton agjencia e lajmeve “TASS”.
Ministria e Shëndetësisë ka thënë se 300 nga 40 mijë vullnetarë të paraparë janë vaksinuar tashmë. Nga 300, 14 për qind e tyre kanë zhvilluar efekte anësore. Efektet përfshijnë lodhjen, dhembje të muskujve për 24 orë dhe temperaturë të herëpashershme. Mirëpo, efektet anësore përmirësohen një ditë pas marrjes së vaksinës.
“Komplikimet përshkruhen në instruksione dhe janë të parashikueshme”, ka thënë ai.