Si keqtrajtim apo braktisje të fëmijës e ka kategorizuar Policia e Kosovës, një rast që ka ndodhur dje rreth orës 11:00, në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet me dije se është raportuar se dyshuara femër shqiptare, ka raportuar se nuk dëshiron të përkujdeset për fëmijët e saj.
“Me vendim të prokurorit fëmijët janë dërguar në një vend të sigurt në qendrën strehimore në Prishtinë, ndërsa e dyshuara është liruar”, thuhet në raportin e Policisë