Një nënë në Prishtinë, e ka raportuar në Policinë e Kosovës djalin e saj pasi vazhdimisht ushtronte dhunë psikike ndaj saj.
Djali, siç njofton PK-ja, është në arrati ndërsa nëna është dërguar në strehimore.
“Viktima femër K-Shqiptare ka informuar se djali i saj mashkull K-Shqiptar (i mitur), në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në strehimore. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e policisë.