Një nëntëvjeçare vdes në QKUK, policia nis hetimet

Prishtinë | 16 Shk 2022 | 23:51 | Nga Ekonomia Online

Një nëntëvjeçare ka vdekur në një nga klinikat e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për Klan Kosova se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ai theksoi se policia ka hapur rastin si “vdekje e dyshimtë”.

“Rreth orës 19:00, është pranuar informata për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në një nga klinikat e QKUK –së në Prishtinë. Pas marrjes së kësaj informate, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se; viktima, 9 vjeç, femër, shtetase kosovare, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë ka humbur jetën”.

“Si vijimësi e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave specifike dhe të veçanta, trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në Instituti e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Megjithë dyshimet e ngitura, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje”.

Të ngjashme