Në ditë normale, është një nga vendet më të populluara në Rio De Zhaneiro dhe të gjithë Brazilin. Miliona vetë e vizitojnë çdo vit. Por për shkak të pandemisë së koronavirusit, pavarësisht motit të shkëlqyer, plazhi Kopakabana duket i shkretë.
Për muaj me radhë plazhi qëndroi i mbyllur, por tani kryetari i Bashkisë së Rios ka dhënë urdhër që të fillojë rihapja. Sidoqoftë, për momentin peizazhi nuk do të ndryshojë shumë, pasi vetëm vendasit do të lejohen të shijojnë diellin, detin dhe argëtimin, duke qenë se të huajt nuk lejohet ende të futen në Brazil.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje, vendi ka më shumë se 500 mijë raste të konfirmuara me koronavirus dhe mbi 31 mijë viktima.