Yjet e botës së showbiz-it nuk kanë shkuar në Francë vetëm për Festivalin e 70 të Filmit në Kanë, por edhe për të marrë rreze dielli.
Bella Hadid është fotografuar në jug të Francës në një super jaht. Modelja 20-vjeçar dukej e mrekullueshme me bikini të bardha.
Sigurisht jo më kotë, çdo ditë e më shumë, ajo po merr vëmendje maksimale në botën e modës. Edhe në Francë ajo ka ekspozuar linjat e saj të mrekullueshme.
Bella ka treguar që është edhe një zhytëse e mirë, teksa është fotografuar duke u hedhur nga jahti.