Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se një person i konfirmuar më parë pozitiv me Coronavirus, tashmë ka dalë negativ.
Por thotë se për t’u konfirmuar nëse është shëruar plotësisht pacienti i parë në Kosovë, duhet të bëhen edhe një test tjetër.
“Në ndërkohë kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pcientët me CODID 19 pozitiv. Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë”, ka thënë IKSHPK.