Klinika Infektive në QKUK ka njoftuar se në këtë klinikë janë të hospitalizuar 64 pacientë, prej tyre 55 janë të sëmurë me Coronavirus.
Nga 55 pacientë të infektuar me COVID-19, sipas Klinikës Infektive, 42 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, kurse në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.
Ndërkaq kujtojmë se mbrëmë janë konfirmuar edhe 37 raste të reja duke quar në 598 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me coronavirus.
Po ashtu mbrëmë janë shëruar edhe 21 pacientë të tjerë ku numri i të shëruarave ka arritur në 123.