Një i pastrehë 52-vjeçar fillon studimet në Universitetin e Kembrixhit në Britani

Prishtinë | 10 Nën 2017 | 09:33 | Nga

Një 52-vjeçar që shpenzoi pjesën më të madhe të jetës duke fjetur rrugëve dhe duke shitur kopje revistash për të ndihmuar njerëzit e pastrehë, është regjistruar për të nisur studimet në Universitetin e famshëm të Kembrixhit në Britani.

Geoff Edwards tha se i la studimet në moshë të re pas disa kualifikimesh dhe trajnimesh, pastaj përfundoi i pastrehë në Kembrixh, ku përfundoi si punëtor rruge.

Tani, Edwards po studion letërsi angleze, pasi ka përfunduar një kurs për të rriturit që duan të kthehen në arsim ose për ata që kanë nevojë për kualifikime shtesë për të vijuar universitetin.

“Nuk e kisha menduar se do të aplikoja në Kembrixh, sepse nuk mendoja se ky universitet kishte nevojë për një njeri si unë, por profesori im (i kursit) më inkurajonte që të aplikoja”, – ka thënë EdwardsË “Është hera e parë në jetën time që ndihem krenar” – tha ai.

Edwards shton se ka qenë gjithmonë ëndrra e tij të ndiqte Kembrixhin, meqenëse konsiderohet si një prej universiteteve më të mira në botë.

Numri i të pastrehëve në Britaninë e Madhe është rritur me 300 mijë, një rritje prej 4 për qind në vitin e kaluar, shifra të publikuara nga Organizata Bamirëse e Strehimit këtë javë.

Edwards tha se shitja e kopjeve të “The Big Issue” – një revistë e themeluar në vitin 1991, për të ndihmuar të pastrehët të nisin një jetë të re – e ka ndihmuar atë të rigjente vetëbesimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme