Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet për veprën penale “kanosje ndaj personit zyrtar”.
Policia në Pejë ka njoftuar se më 02.12.2019, rreth orës 08:00 një zyrtar policor ka pranuar mesazhe kërcënuese përmes rrjetit social Facebook ne adresën e tij.
“Këto mesazhe viktima- zyrtari policor i kishte pranuar nga një adresë e personit të dyshuar në po të njëjtin rrjet. Mesazhet kërcënuese kanë pasur përmbajtje kërcënimi ndaj zyrtarit policor dhe menjëherë hetuesit policor kanë identifikuar të dyshuari shtetasin B.Z. i lindur në vitin 1995 m/k.sh dhe menjëherë është bërë edhe arrestimi i tij”, thuhet në njoftimin për medie, transmeton EO.
Pas intervistimit lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij është iniciuar rasti si më larte dhe i dyshuari është ndaluar.