Stacioni Policor në Pejë, me datë 31.05.2023, rreth orës 10:15, ka ftuar për ta intervistuar një person lidhur me një rast në cilësinë e personit të dyshuar.
I dyshuari posa është takuar me zyrtarin policor i cili e ka ftuar dhe e ka njoftuar për arsyen e ftesës, ka nisur me fjalë fyese për policin, tani i cilësuar si viktimë, në prezencën e zyrtarëve të tjerë policorë në objektet e Stacionit Policor në Pejë.
Nga zyrtarët policorë atij i është tërhequr vërejtja, mirëpo i njëjti prapë ka vazhduar me kanosje.
Lidhur me rastin janë njoftuar njësiti i sektorit Rajonal për Hetime DRP-Pejë, nga të cilët i dyshuari është intervistuar dhe i njëjti me urdhër të Prokurorit të shtetit ndalohet për 48 orë.