Ekonomia Online
FUNDIT

Një person bie nga një objekt që ishte në ndërtim në Vushtrri, dërgohet në emergjencë

Një person bie nga një objekt që ishte në ndërtim në Vushtrri, dërgohet në emergjencë

Një burrë ka rënë sot nga një kat i një objekti që është në ndërtim e sipër në Vushtrri, ka konfirmuar policia. Ai u dërgua në emergjencën e spitalit të Vushtrrisë për trajtim, ndërsa rasti është duke u hetuar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi. “Policia në Vushtrri […]

Një burrë ka rënë sot nga një kat i një objekti që është në ndërtim e sipër në Vushtrri, ka konfirmuar policia.

Ai u dërgua në emergjencën e spitalit të Vushtrrisë për trajtim, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person i gjinisë mashkullore, ka rënë nga një kat i një ndërtese e cila është në ndërtim e sipër në Vushtrri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit të qytetit në Vushtrri. Njësitë policore kanë filluar me veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit”, tha ai.

Të ngjashme