Një person dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt, nisin hetimet

| 11 Dhj 2022 | 09:45 | Nga

Policia ka njoftuar se nga Komuna e Shtimes për në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj është sjellë pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore.

Ndërkohë, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Sipas PK-së, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 10:15.”Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë

Të ngjashme