Një person është gjetur pa shenja jete të martën në Kamenicë. I njëjti dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Raporti i policisë:
VDEKJE E DYSHIMTË&VETËVRASJE
Kamenicë 24.01.2023 15:00-19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.