Një person ka mbetur i vdekur në fshatin Dumnicë të Podujevës.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një person të lënduar, në fshatin Dumnicë të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Ahmeti.
“Aktualisht zyrtarët policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”.
Sinjali mëson se aktualisht është duke u bërë shikimi i vendit të ngjarjes nga hetuesit kompetentë me qëllim të grumbullimit të provave që dërgojnë në zbardhjen e kësaj vrasje të dyshuar.