Një person dyshohet se ka rënë nga lartësia pranë hotelit “Grand”

Prishtinë | 16 Kor 2025 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Një incident i rëndë është raportuar në qendër të Prishtinës, ku një person dyshohet se ka rënë nga lartësia pranë hotelit “Grand”, raporton Ekonomia Online.

Siç shihet në pamjet e EO, në vendin e ngjarjes dolën Policia e Kosovës, autoambulanca dhe njësi të zjarrfikësve.

Ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e plota të rastit. EO ka kontaktuar me policinë edhe është në pritje të përgjigjes.

Të ngjashme