(E plotësuar) Një burrë është gjetur pa shenja jete në makinë në afërsi të Gjakovës.
Vdekjen e kanë konstatuar ekipet emergjente nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjakovë, raportoi fillimisht TV Syri.
Zëdhënësi i policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për mediet se rasti është hapur si “hetim i vdekjes”.
“Rreth orës 11:40 në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë në një veturë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ekipet e nevojshme policore po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.
“Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion”, tha Elezaj.