Një person ka humbur jetën sot pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth orës 16:30 në Bresje, Fushë-Kosovë.
Sipas zëdhënësit të policisë, Bajram Krasniqi, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, ekipi mjekësor dhe zjarrfikësit, ndërsa mjekët kanë konstatuar se një person ka ndërruar jetë. Policia po heton shkaqet e aksidentit.