Një person humb jetën në një vetaksident në Jabllanicë të Gjakovës

Prishtinë | 21 Gus 2025 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se ngasësi i automjetit kishte humbur kontrollin dhe ishte vetaksidentuar.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje. Rasti po trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

‘‘Rreth orës 15:50 është raportuar aksident trafiku në fshatin Jabllanicë – Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë ngasësi (mashkull i moshës madhore) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor’’, ka thënë ai. 

Të ngjashme