Një person i lënduar nga të shtënat me armë në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 29 Nën 2025 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Një person është lënduar nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se njësitet policore dolën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryhen hetime për të sqaruar rrethanat e incidentit.

“Rreth orës 16:00  kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën Dardania në Fushë Kosovë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku  raportohet për një person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti. 

Të ngjashme