Dje në fshatin Cerrnic në Gjilan, policia raporton se një i dyshuar mashkull K-Shqiptar (me probleme psikike) për arsye të pa njohura ka goditur me një mjet të mprehtë viktimën mashkull K-Serb.
“Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin 24 orësh.
I dyshuari fillimisht ndodhej në arrati, por sipas policisë, pas përpjekjeve policore më vonë është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin ndalohet për procedura të mëtejme.