Një femër, shtetase e Shqipërisë ka raportuar se burri me të cilën ka bashkëjetuar ia kishte dërguar në banesë katër persona të tjerë që të kryente marrëdhënie intime në këmbim të parave.
Viktima kishte kundërshtuar dhe ishte larguar nga aty.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 16:00, në Fushë Kosovë.
Siç thuhet në raport, viktima ka deklaruar se i dyshuari i kishte marrë një sasi të arit me vlerë prej 1400 euro dhe 2000 euro para të gatshme, se e ka sulmuar fizikisht disa herë dhe e kishte detyruar të kërkon lëmoshë.
“Viktima femër – shtetase e Shqipërisë ka raportuar se i dyshuari mashkull me të cilin bashkëjeton në banesë i kishte dërguar katër persona tjerë që të kryente marrëdhënie intime në këmbim të parave, viktima kishte kundërshtuar dhe ishte larguar nga banesa. Po ashtu viktima ka deklaruar se i dyshuari i kishte marrë një sasi të arit me vlerë prej 1400 euro dhe 2000 euro para të gatshme, se e ka sulmuar fizikisht disa herë dhe e kishte detyruar të kërkon lëmoshë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.