Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Lubeniq të komunës së Pejës, ku një qytetar ka njoftuar se një person kishte rënë në një bunar që po hapej në afërsi të varrezave të fshatit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Pejës, sipas të cilës viktima dyshohet se është pa shenja jete, por se trupi i tij ende nuk është nxjerrë nga bunari rreth 20 metra.
Ekipet e emergjencës dhe njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.
Tashmë këtyre ekipeve iu është bashkuar edhe një ekip e Forcë së Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar policia e Pejës.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të këtij incidenti, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe identitetin e personit të përfshirë.