Një person në Zvicër fitoi gati 23 milionë franga në lotari

Prishtinë | 09 Pri 2026 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Pas tërheqjes së Lotos të mërkurën, një person në Zvicër ka fituar një shpërblim pothuajse 23 milionë franga. Sipas Swiss Lotto, fituesi ka rënë në shenjë me të gjitha numrat e saktë dhe numrin shtesë, duke marrë një shumë prej 22’983’116,75 franga.

Numrat e fatit ishin: 2, 9, 21, 22, 26, 35, ndërsa numri shtesë ishte 3.

Edhe fituesi i vendit të dytë ka marrë një shpërblim të konsiderueshëm: 1 milion franga për gjashtë numra të saktë pa numrin shtesë.

Swiss Lotto njoftoi gjithashtu se jackpoti i radhës fillon nga 1,5 milionë franga, duke ofruar mundësi të tjera për të provuar fatin në të ardhmen./Albinfo.ch

Të ngjashme