Një person nga Vietnami ia vjedh llogarinë me mijëra ndjekës në Facebook aktorit kosovar

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Aktorit të njohur Fatmir Spahiu ia kanë vjedhur llogarinë e tij në Facebook ku kishte mbi 70 mijë shokë e ndjekës.

Spahiu i njohur për publikun si Bufi, e ka bërë vetë të ditur lajmin, derisa ka shkruar se po bën përpjekje që ta rikthejë llogarinë e tij.

Ai aktualisht po shfrytëzon një Facebook të vjetër  të cilin ka arritur ta rikthejë, si dhe llogarinë e tij në Twitter për të komunikuar me ndjekësit.

Llogaria atij i është vjedhur nga një person i Vietnamit, derisa aktori ka kërkuar nga të gjithë që ta raportojnë.

Kujtojmë se aktori ishte shumë aktiv në Facebook ku kishte edhe qindra like në postime.

https://www.facebook.com/fatmir.b.spahiu/posts/10217611431784028
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme