Një person është qëlluar me armë zjarri në qendër të Mitrovicës nga një person i maskuar.
Plagosja ka ndodhur në një rrugicë në afërsi të sheshit kryesor të qytetit.
I plagosuri është nisur me ambulance për në Prishtinë. Nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Policia nl Mitrovicë ka konfirnuar rastin pa dhënë shumë detaje.
”Policia janë në vendin e ngjarjes. Tani për tani nuk kemi informacion më tepër, një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri”, ka thënë zëdhënësi i policisë për Mitrovicë, Avni Zahiti për Reporteri.net
Deri tani nuk dihet për motivet e rastit.