Të hënën në mbrëmje është sulmuar me armë zjarri një person derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij në fshatin Voksh të Deçanit, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se për motive akoma të panjohura, në drejtim të veturës së viktimës është gjuajtur me kallashnikov.
Sipas informacioneve të para, nuk ka persona të lënduar dhe ende s’dihen rrethanat e rastit.