Një person ka sulmuar me thikë qytetarët dhe policët në qendër të Gjakovës, por më pas Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë.
Në pamjet shihet sulmuesi teksa ndjek qytetarët dhe policët me thikë në dorë.
Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nusret Gjurkaj, raporton Express.
“Nga ca qytetarë, nga linja emergjente 192 Stacioni policor -Gjakovë është informuar se në rr. “UÇK” gjendet nje person i cili posedon mjete të rrezikshme në dorë si thikë dhe shufër hekuri. Me të arritur në atë lokacion policia ka takuar personin e dyshuar i cili kishte qenë në mes të rrugës, duke sharë, fyer dhe kërcënuar kalimtaret e rastit, patrulla policore edhe përkundër urdhërave verbal drejtuar të dyshuarit për të hudhur mjetet e rrezikshme nga dora, ai vazhdonte të bëhej edhe me agresiv, me ç’rast sulmon policët me shufër dhe thikë, kundër tij është përdorur sprej, dhe i dyshuari është arrestuar, i njëjti kishte probleme mentale. Të dyshuarit ju është dhënë tretmani mjekësorë dhe është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë për tretman të mëtejme “, ka thënë Gjurkaj.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.