Një 51-vjeçar ka vdekur sot në Shtime.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Ferizaj, Basri Shabani.
Ai tha se familjarët e të ndjerit nuk kanë pasur dyshime, kështu që bëhet fjalë për vdekje të natyrshme.
Shabani tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet mjekësore, të cilët e kanë konfirmuar vdekjen.
Prokurori ka dhënë urdhër që trupi i pajetë i viktimës t’iu dorëzohet familjarëve.
Drejtori i Policisë tha se viktima është 51-vjeçar.