Një pjesë e Fushë Kosovës nesër do të ketë ndërprerje të ujit

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët e lagjes Kalabria, Zona industriale në Fushë Kosovë dhe konsumatorët e pjesës dërmuese të komunës së Fushë Kosovës se, gjatë ditës së nesërme, 16 mars 2019, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10.00 deri në orën 20.00.

Njoftohet se ndërprerja e ujit në zona të lartëcekura do të bëhet për shkak të punimeve teknike në rezervuarin në Shkabaj, në kuadër të investimit për linjën e re magjistrale Shkabaj – Fushë Kosovë dhe ndërhyrjet e nevojshme në rezervuarin e shpërndarjes në Shkabaj.

“Muaji maj 2019 do të jetë muaji i zgjidhjes përfundimtare të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës”, thuhet në njoftimin e ujëssjellëit ‘Prishtina”.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme