Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, ka bërë të se një pjesëtar i FSK-së është infektuar me COVID-19 derisa ndodhej me mision jashtë vendit.
Quni thënë në RTV Dukagjini se asnjë pjesëtar i FSK-së në Kosovë nuk rezulton i prekur me COVID-19. Mirë, ai ka shtuar se Kosova ka shumë pjesëtarë ushtarakë me detyra dhe misione në vende të ndryshme të botës.
“Ka një numër të konsiderueshëm të pjesëtarëve të FSK-së siç janë atashetë ushtarakë me misione apo trajnime ushtarake jashtë vendit. Deri tani vetëm njëri prej tyre rezulton i prekur me COVID-19 derisa ishte në një trajnim”.
Quni nuk ka dashur të tregojë vendin ku është infektuar ushtaraku, duke konsideruar këtë si deskrecion shtetëror.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes thotë se me të janë në kontakt dhe i njëjti është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ai madje as që e ka vërejtur që është i infektuar, por kur ka bërë testet si gjithë pjesëtarët tjerë, ka rezultuar pozitiv”.
Duke folur për rolin e FSK-së në menaxhimin e pandemisë, Quni thotë se për momentin FSK bënë transportimin e udhëtarëve nga aeroporti apo kufiri tokësorë si dhe vendosjen e tendave nëpër qendra të ndryshme mjekësore.