Një person është plagosur në Gramsh gjatë ditës së marte.
Sipas policisë, i plagosuri është shtetasi me inicialet A.H., ndërsa autori është Mikel Hoxha, 28 vjeç.
Ky i fundit ka debatuar me viktimën dhe pas debatit ka nxjerrë një armë zjarri të llojit pistoletë duke e qëlluar atë në kofshë, shkruan Top Channel.
I plagosuri është shoqëruar në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia është në ndjekje të autorit që është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.