Një i plagosur me plumb “qorr”, 7 me mjete piroteknike

Prishtinë | 01 Jan 2018 | 01:29 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Festa e Vitit të Ri nuk ka përfunduar pa të lënduar në Kosovë.

Një person është plagosur nga një plumb qorr dhe është dërguar për trajtim në Emergjencën e QKUK-së. I plagosuri është nga Shtimja dhe gjendja e tij është e rëndë.

Në QKUK, deri më tani, janë shtruar dhe shtatë raste me lëndime nga mjete piroteknike, ka bërë të ditur për Ekonomia Online mjeku kujdestar, Naser Syla.

“Nga ora 8 në mbrëmje deri tani kanë qenë diku 6 raste të lëndimeve me mjete piroteknike, dy prej tyre kanë qenë raste shumë të rënda, kemi ampotu një pjesë të dorës, kurse katër tjera kanë qenë më të lehta që janë trajtu dhe kanë shku në shtëpi. Kurse kemi një rast të lënduar, rast  i rëndë me plumb qorr, i cili është duke i bërë ekzaminimet e nevojshme dhe do të kërkoj ndërhyrje kirurgjike” , tha ai.

Ai shtoi se këtë vit ka pasur numër më të vogël të qytetarëve të cilët kanë kërkuar ndihmë.

“Deri tash në krahasim me vitin e kaluar është fluks më i vogël. Sa i përket lëndimeve me mjete piroteknike. Kurse nga lëndimet me plumba qorr presim ende sepse tash është ora pas 00.00 dhe munden me ardh prej spitaleve rajonale”, tha ai.

 

Të ngjashme