Një gjyqtare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të martën dyshohet se është sulmuar nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Kjo sipas zëdhënësit të Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në komunikacion, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Rasti ka ndodhur në Leposaviq, është njoftuar prokurori kujdestar, dhe është iniciuar në drejtim të veprës penale “Sulmi”. Dyshohet që rasti ka ndodhur pas një mos marrëveshje të çastit në komunikacion dhe gjyqtarja është sulmuar nga një pjesëtar i policisë”, ka thënë Preteni për “Betimi për Drejtësi”.
Ai ka shutar se për rastin është njoftuar edhe Inspektorati Policor dhe janë duke u marrë me grumbullimin e informatave rreth rastit.