Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Mitrovicë-Zveçan, nga ku ka mbetur i vdekur një zyrtar policor.
Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
I njëjti ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30, derisa zyrtari policor, tashmë i ndjeri, ka qenë jashtë detyrës zyrtare kur ka ndodhur aksidenti.
“I ndjeri ka qenë jashtë detyrës zyrtare, me veturë private. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30 të ditës së sotme. Është në rrugën magjistrale Mitrovicë – Zveçan, që me territor i bie në komunën e Zveçanit”, ka bërë të ditur Hoti