Një polic dhe disa studentë janë lënduar gjatë protestues para rektoratit të UP-së.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe autoambulaca për t’iu ofruar ndihmën e duhur, raporton Ekonomia Online.
Kjo ka ndodhur sot në ceremoninë e 47 vjetorit të themelimit të UP-së në Fakultetin Filologjik fjalën e rektorit të UP-së, Marjan Dema.
Policia ka reaguar me këtë rast duke i nxjerrë ata jashtë. Studentët, pjesë e kësaj lëvizjeje kanë shkuar përpara Rektoratit të UP-së duke protestuar për këtë veprim.
Policia e Kosovës ka ndërhy sërish e cila ka përdorur edhe gaz lotsjellës. Ekonomia Online mëson se policia ka arrestuar 9 persona të cilët supozohet se janë të organizatës studentore, SKV.
Drejtuesit e protestës janë shprehur se Policia ka arrestuar nëntë kolegë të tyre. Ata thonë se dhunshëm janë nxjerrë jashtë nga salla e rektoratit.
Nurimshaje Demalia nga Lëvizja Studentore Studim Kritik Veprim tha se ne kemi dashur të pengojmë fjalimin e rektorit sepse ky rektor nuk i përfaqëson studentët, por pushtetin e Prontos.
“Sot me shënimin e 47-vjetorit të krijimit të UP-së, me rastin e fjalimit të rektorit ne kemi dashur që ta pengojmë atë fjalim, sepse ky rektor nuk i përfaqëson studentët, por pushtetin e Prontos. Policia ka arrestuar 9 prej aktivistëve tanë. Ne i bëjmë thirrje Policisë që t’i lirojë aktivistët tanë. Janë të lënduar 7 apo 8 studentë. Disa prej tyre janë dërguar në spital”, ka thënë ajo.
“Rrethimi i Rektoratit me dhjetëra policë tregon që këtu po mbahet një ceremoni e pushtetit”, ka shtuar ajo.
Studentët thanë se “këta policë edhe njëherë po e dëshmojnë se janë të kapur prej Qeverisë dhe ne kërkojmë lirimin sa më të shpejtë e studentëve të arrestuar”.
“Kërkojmë përgjegjësi të plotë nga rektori i falsifikuar, i cili po vazhdon ta mbajë kapjen e këtij universiteti duke u bërë edhe vet pjesë e tij”.

