Një polic plagos dy qytetarë në Dragash

| 04 Mar 2021 | 18:32 | Nga

Një zyrtar policor ka plagosur dy qytetarë në Dragash.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Zyrtari policor i cili ka qenë jashtë orarit të punës pas një mosmarrëveshje ka plagosur dy qytetarë. Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00. Pas trajtimit mjekësor është vërtetuar se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë ”, tha ai.

Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme