Salah do të jetë gjatë gjithë kohës nën vëmendjen e fizioterapistit të Liverpool, Ruben Pons, njeriu te i cili mbajnë shpresat një popull i tërë për të parë Momon në Rusi 2018.
Vlerësimi i kohës së rikuperimit aktualisht 3 deri në 4 javë. Fatmirësisht, sulmuesi nuk ka pësuar thyerje, as zhvendosje të shpatullës. Lëndimi i Salah është më pak serioz se sa pritej.
“Ne kishim frikë në fillim për më të keqen dhe u përpoqëm të qetësonim lojtarin. Nuk është koha të ndjehemi keq, por të punojnë për të arritur gjendjen optimale”, tha fizioterapisti.
Ndeshja e parë e Egjiptit në Botëror do të jetë më 15 qershor ndaj Uruguait, më pas do të jetë në fushën e lojës më 19 ndaj Rusisë dhe më 25 qershor ndaj Arabisë Saudite.
Aktualisht, mendohet se Salah mund të jetë në Rusi për takimin e dytë të Egjiptit, por në dy javë gjërat mund të ndryshojnë…