Janë publikuar disa nga emrat që fitojnë më së shumti para për postimet që bëjnë në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram.
Sipas një njoftimi të bërë nga kompania britanike e rrjeteve sociale, Hopper HQ, futbollisti Cristiano Ronaldo, ka kryesuar listën e të famshmëve me më së shumti fitime nga rrjeti i lartpërmendur.
Sipas hulumtimit, vlerësohet se sa dhe çfarë mund të bëjë secili njeri i famshëm.
Ylli portugez u kërkon reklamuesve një shumë prej 1.6 milion dollarësh për një postim në llogarinë e tij në Instagram, në bazë të firmës së marketingut.
HopperHQ ka përpiluar listën duke analizuar faktorët përfshirë angazhimin mesatar, sa shpesh poston dhe një sërë variablash të tjerë, përmendur edhe ndjekësit dhe mënyrën për një artikull apo imazh të sponsoruar.
Më poshtë ua sjellim 10 yjet botërore që marrin shuma marramendëse për një postim, nga Ronaldo e deri tek Kendall Jenner.
1. Cristiano Ronaldo 1.6 – milion dollarë
2. Dëayne Johnson 1.52 – milion dollarë
3. Ariana Grande 1.51 – milion dollarë
4. Kylie Jenner 1.49 milion dollarë
5. Selena Gomez 1.46 milion dollarë
6. Kim Kardashian 1.41 milion dollarë
7. Lionel Messi 1.16 milion dollarë
8. Beyonce Knoëles 1.14 milion dollarë
9. Justin Bieber 1.11 milion dollarë
10. Kendall Jenner 1.05 milion dollarë.