Dje në Prizren, një punëtor ka rënë nga ballkoni i parë i një ndërtese ku po punonte.
Policia, në raportin 24 orësh e ka cilësuar si “Dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse”. Lëndimet e punëtorëve në vendin e punës tashmë janë bërë shumë aktuale, për çka edhe ka kritika të shumta edhe nga shoqëria civile e disa parti politike, se siguria në punë duhet të rritet.
Nuk raportohet më saktë vendi ku ka ndodhur kjo ngjarje, por vetëm se pas lëndimit punëtori ka marrë tretman mjekësor.
“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar në katin e parë të një ndërtese në ndërtim e sipër, nga pakujdesia ka rënë nga ballkoni i ndërtesës, me ç‘rast ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.