Çdo ditë e më shumë po shoh gra të zonja që po qeverisin dhe menaxhojne mirë. Në jetë, familje, biznes dhe politikë. Sport e Art po se po, dihet për ato fusha. Mos më detyroni ta përmendi Majlindën, Duan dhe Ritën. Ka sa të duash emra tjerë. Dallon natyra e grave. Një qeverisje pa skandale dhe me maturi e sensitivitet. Një qeverisje, menaxhim dhe lidership sikur nëna për fëmiun e vet. Nuk ka krakosje e as korrupcion. Ka sens.
Burrat? Kemi qeverisur gjatë. Bota kërkon freski dhe inovacion. Rotacion dhe ndryshim. Kemi me vazhdu me qeverise, por shif çfarë bëjmë tek ne por edhe në botë. Nga pushteti i tepërt dhe gjatë.. sidomos ajo ego qe po luftojmë më shumë njëri tjetrin dhe po bëjmë luftëra gjithandej nëpër botë. Koha për reflektim. Mos të harrojmë që ka vend dhe kohe për të gjithë. Ka nevojë dhe është vlerë e shtuar për botën.
Në familje, gratë po bëjnë një punë shumë më të mirë sesa shumica e burrave. Po mbajnë dhe menaxhojnë shtëpinë, rrisin fëmijë dhe ushqejnë familjen. Mirëmbajnë e menaxhojnë shtëpinë. Më shumë rol dhe më shumë dobi. Po funksionon mirë familja. Disa gra po bëjnë këtë edhe pa burra fare. Ky është një model i mirë me e replikuar dhe përdorë për dobinë dhe interesin publik. Një qeverisje me interesin publiku sikur që bëjnë me familjen dhe fëmiun. Kjo mund të quhet ‘Nëna e Qeverisjes’
Në biznese çdo ditë po rriten dhe fuqizohet numri i tyre. Kam parë këtë me sytë e mi. Disa gratë tona që kanë fatin të punojnë dhe funksionojnë në sisteme funksionale, edhe më shumë sukses po arrijnë. Kam parë tani një rast në skandinavi ku një grua inovative me prejardhje nga Kosova po frymëzon gratë tjera në biznes. Edhe tek ne po shof tregime suksesi çdo ditë e më shumë.
Në politikë po shoh një revolucion në ardhje. Sa shumë gra të zonja po shoh çdo ditë e më shumë. Numri dhe kualiteti i tyre sa vjen e rritet. Në secilën anë ndodhë kjo. Ato nuk po luftojnë njëra-tjerën. Çdo ditë shoh aktivitetet e grave të rriten në politikë. Jo vetëm në Prishtinë, por edhe vende të tjera.
Koha e tyre po vjen. Bota është sunduar gjatë nga burrat dhe nevojitet një balancim. Kështu funksionon bota dhe universi, vazhdimisht në lëvizje dhe ndryshim, evolucion. Nuk po vjen koha ku gratë sundojnë burrat, po kur roli i tyre po rritet dhe ku do të bashkëqeverisin dhe menaxhojnë në nivelin më të lartë.
Qasja e tyre është inovative. Një fuqi e butë efiçiente dhe efektive. Rezultative. Menaxhojnë biznesin dhe qeverinë me sensin dhe eksperiencën dhe ndieshmërin e nënës. Ka paqe dhe sens kjo botë. Ego dhe lufta nuk ka shumë vend në këtë botë.
Do të kisha dëshirë të shifja një qeverisje me dominim nga gratë. Sidomos pas gjithë kësaj bote që pash nga burrat. Një stil më të butë dhe njerëzor. Një kuptueshmëri në politika publike sikur në familje. Empati në veprim dhe masa. Mesiguri do kemi edhe rast dhe eksperinca jo të mira. Por qeverisja dhe politika do bëhen shumë më të pasura me to. Vlera e tyre e shtuar do bëjë ndikimin pozitiv për familjen, biznesin dhe interesin publik.
Kur kthehem 14 miliardë vite mbrapa dhe shof si ka evolur bota, e kam përshtypjen që pa u transferuar pushteti nga njerëzit tek Inteligjenca Artificiale ndoshta do kemi edhe nje hap tjetër që duhet ndodhur: pushteti i dominuar nga gratë. Kështu mund të jetë e shkruar në yje. Një qeverisje nga gratë dhe nënat. Vetëm të mira mund të na sjellë.