Policia e Kosovës ka njoftuar për një sasi ari të dorëzuar nga një qytetar në stacionin policor qendror në kryqytet.
Policia e Kryeqytetit tha në një njoftim se qytetari ka raportruar se atë sasi ari e gjeti të shtunën.
“Policia e Kosovës njofton se më datë 13.12.2025, një qytetar ka gjetur një sasi ari në Prishtinë, të cilën e ka dorëzuar në Stacionin Policor Qendra”, thuhet në njoftim.
Me qëllim të identifikimit të pronarit, Policia e Kosovës e ka ftuar personin të cilit i ka humbur ari që “të paraqitet në Stacionin Policor Qendra, duke ofruar dëshmi përkatëse që vërtetojnë pronësinë”.
Policia e Kosovës i ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim dhe “veprim të përgjegjshëm në interes të sigurisë dhe besimit publik”.