“Një herë ratifikimi i demarkacionit, pastaj rimatja e kufirit“

Prishtinë | 21 Kor 2016 | 11:16 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e malazezëve të Kosovës ka organizuar një tryezë për Demarkacionin titulluar, “Demarkacioni i kufirit Kosovë-Mali i Zi nga perspektiva e qytetarëve malazezë të Kosovës”, në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues të koalicionit qeveritar dhe të subjekteve të tjera.

Slobodan Vujiçiq, kryetar i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, theksoi se “Kosova është atdheu ynë”, derisa ka përmendur ndarjet në mes subjekteve politike sa i përket demarkacionit.

“Ne në të vërtetë, ne mendojmë se është e rëndësishme që kjo marrëveshje të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës dhe pas kësaj të dy shtetet të krijojnë një komision që të bëjnë sërish matjet e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi për të shikuar nëse është bërë ndonjë lëshim. Ftojmë pozitën dhe opozitën të ruajnë marrëdhëniet e mira me Malin e Zi”, ka thënë ai.

“Zgjidhja e kësaj çështje nuk duhet të jetë temë politike pasi Podgorica ka shprehur gatishmërinë që edhe njëherë të bëhet matja nëse është e nevojshme”, ka theksuar Vujiçiq .

Vigan Qorrolli ka thënë se kjo marrëveshje duhet të bëhet me mirëbesim sepse përndryshe Kosova nuk mund të jetë një shtet i denjë që të jetë anëtare e BE-së.

 

Të ngjashme