Prania dhe bashkëveprimi me një robot humanoid, të pajisur me inteligjencën artificiale, ka në klinikë një fuqi efektive analgjezike dhe anksiolitike te fëmijët që i nënshtrohen vaksinimit.
Kjo metodë e eksperimentuar në qendrën shëndetësore italianë ”Tacito”, në Terni, u krye nga Marwa Larafa, e sapodiplomuar për infermieri në Universitetin e Perugias, transmeton atsh.
Studimi gjeti se përdorimi i robotit “lejoi fëmijët që të mos përqendroheshin në injektimin e vaksinës”.
Grupi në të cilin ky instrument u eksperimentua perceptonte më pak dhimbjen dhe ankthin sesa ata që nuk u ishte provokuar ndonjë lloj shpërqendrimi.